Si ta identifikoni xhamin e saktë për veturën tuaj
I njëjti model veture mund të ketë disa versione të xhamit të përparmë. Ja çfarë informacioni na ndihmon ta gjejmë versionin e saktë.
Shumë njerëz befasohen kur mësojnë se për të njëjtin model veture mund të ekzistojnë disa versione të xhamit të përparmë. Dallimet mund të jenë në sensorin e shiut, kamerën, ngrohjen, shtresën akustike, ngjyrën e brezit në pjesën e sipërme apo përputhshmërinë me HUD.
Çfarë na duhet nga ju
- Marka, modeli dhe viti i veturës.
- Një fotografi nga përpara, ku shihet i gjithë xhami i përparmë dhe hauba.
- Nëse është e mundur, një foto nga afër e zonës së pasqyrës (kamerë/sensorë).
- Sipas nevojës, numri i shasisë (VIN) ose foto e shenjave në cep të xhamit.
Me këto të dhëna, ekipi ynë mund të përcaktojë versionin e duhur dhe t’ju dërgojë ofertë më shpejt.
Keni nevojë për xham të ri?
Na dërgoni modelin e veturës dhe një foto — ju përgjigjemi në WhatsApp.