Auto Xhama Center
Shërbimet

Ndërrimi i xhamit të përparmë

Xham i përparmë i ri me cilësi OEM, i montuar me ngjitës të certifikuar dhe me kujdes të plotë për sensorët dhe kamerat e veturës.

Xhami i përparmë është pjesë e strukturës së sigurisë

Xhami i përparmë nuk shërben vetëm për pamje. Te veturat moderne ai kontribuon në fortësinë e kabinës, e mban airbag-un e pasagjerit në pozicionin e duhur gjatë hapjes dhe shpesh mban kamerën e sistemeve të asistencës së shoferit, sensorin e shiut dhe të dritës. Prandaj cilësia e xhamit dhe saktësia e montimit kanë rëndësi të drejtpërdrejtë për sigurinë.

Kur duhet ndërruar xhami i përparmë?

  • Kur plasaritja është e gjatë ose vazhdon të zgjerohet.
  • Kur dëmtimi ndodhet drejtpërdrejt në fushëpamjen e shoferit.
  • Kur goditja është afër skajit të xhamit, ku tensioni është më i madh.
  • Kur dëmtimi prek zonën e kamerës apo sensorëve.
  • Kur xhami është gërvishtur ose zbehur aq sa pengon shikimin, sidomos natën.

Si punojmë

  1. Identifikimi: sipas markës, modelit, vitit dhe fotografisë së veturës përcaktojmë versionin e saktë të xhamit (me sensor shiu, kamerë, ngrohje, akustik, HUD etj.).
  2. Përgatitja: mbrojmë pjesët e brendshme dhe bojën, heqim me kujdes xhamin e vjetër dhe pastrojmë kornizën.
  3. Montimi: vendosim xhamin e ri me ngjitës poliuretanik dhe e pozicionojmë saktë sipas specifikave të prodhuesit.
  4. Kontrolli: rimontojmë sensorët dhe aksesorët, kontrollojmë hermetizimin dhe, kur vetura e kërkon, kryejmë kalibrimin ADAS.

Xhama Saint-Gobain Sekurit

Si përfaqësues i Saint-Gobain Sekurit, ofrojmë xhama nga një prej prodhuesve më të njohur të xhamave automobilistikë në botë, i cili furnizon me xhama edhe prodhuesit e veturave si pajisje origjinale.

Punime

Punime të ngjashme

BMW Facebook
Xhama të përparmë · a

BMW

Pyetje të shpeshta

Pyetje & përgjigje

Sa zgjat ndërrimi i xhamit të përparmë?

Kohëzgjatja varet nga modeli i veturës dhe nga pajisjet që ka xhami. Pas montimit, ngjitësi ka nevojë për kohë që të arrijë fortësinë e duhur para se vetura të përdoret. Kohën e saktë jua konfirmojmë kur na dërgoni modelin e veturës.

A duhet kalibruar kamera pas ndërrimit të xhamit?

Nëse vetura ka kamerë të montuar në xhamin e përparmë (p.sh. për paralajmërimin e daljes nga korsia apo frenimin emergjent), prodhuesi zakonisht kërkon kalibrim pas ndërrimit. Kjo varet nga marka dhe modeli.

Si e gjeni xhamin e saktë për veturën time?

Na dërgoni markën, modelin, vitin dhe një fotografi të veturës nga përpara. Nëse ka nevojë, mund t’ju kërkojmë edhe numrin e shasisë (VIN) ose foto të shenjave në xhamin ekzistues.

Na shkruani