Më shumë se një xham
Xhami i pasmë shpesh përmban fijet e ngrohjes për shkrirjen e akullit, antenën e radios, ndonjëherë edhe pajisje për fshirëse ose dritën e tretë të frenave. Ai zakonisht është prej xhami të kalitur, i cili kur thyhet shpërndahet në copa të vogla.
Si punojmë
- Identifikojmë versionin e saktë sipas veturës dhe pajisjeve.
- Pastrojmë me kujdes mbetjet e xhamit të thyer nga kabina dhe bagazhi.
- Montojmë xhamin e ri dhe rilidhim ngrohjen, antenën dhe pajisjet e tjera.
- Kontrollojmë funksionimin e tyre para dorëzimit të veturës.