Auto Xhama Center
Shërbimet

Kalibrimi ADAS i kamerave dhe sensorëve

Pas ndërrimit të xhamit, kamera e përparme mund të ketë nevojë për kalibrim që sistemet e asistencës së shoferit të funksionojnë saktë.

Çfarë është ADAS?

ADAS (Advanced Driver Assistance Systems) janë sistemet që e ndihmojnë shoferin gjatë vozitjes: paralajmërimi dhe mbajtja e korsisë, frenimi automatik emergjent, njohja e shenjave të trafikut, dritat e gjata automatike dhe të tjera. Shumë prej tyre mbështeten në një kamerë që ndodhet pas xhamit të përparmë, zakonisht pranë pasqyrës së brendshme.

Pse nevojitet kalibrimi pas ndërrimit të xhamit?

Kamera “shikon” rrugën përmes xhamit. Edhe një ndryshim shumë i vogël në pozicionin ose këndin e saj pas montimit të xhamit të ri mund të bëjë që sistemi të vlerësojë gabimisht distancën ose vijat e korsisë. Kalibrimi e rikthen kamerën në parametrat që ka përcaktuar prodhuesi i veturës.

Llojet e kalibrimit

  • Kalibrim statik: kryhet në punëtori, me tabela/objektiva kalibrimi të vendosura në distanca dhe lartësi të sakta përpara veturës.
  • Kalibrim dinamik: kryhet gjatë vozitjes në rrugë, sipas kushteve që përcakton prodhuesi (shpejtësi, vija të dukshme të korsisë etj.).
  • Kombinim i të dyjave: disa vetura kërkojnë të dyja procedurat.

Metoda e duhur varet nga marka, modeli dhe procedura e prodhuesit. Para punës ju informojmë se çfarë kërkon vetura juaj.

Kur rekomandohet kalibrimi?

  • Pas ndërrimit të xhamit të përparmë me kamerë.
  • Kur në panel shfaqet paralajmërim për sistemet e asistencës.
  • Pas riparimeve që prekin pozicionin e kamerës ose të sensorëve.
Pyetje të shpeshta

Pyetje & përgjigje

A e kanë të gjitha veturat të nevojshëm kalibrimin?

Jo. Kalibrimi nevojitet kryesisht te veturat që kanë kamerë ose sensorë të lidhur me xhamin e përparmë. Na tregoni modelin dhe vitin e veturës dhe ne ju konfirmojmë.

Çfarë ndodh nëse kalibrimi nuk kryhet?

Sistemet si mbajtja e korsisë ose frenimi emergjent mund të mos reagojnë siç duhet ose të reagojnë në momente të gabuara, edhe nëse në panel nuk shfaqet asnjë gabim.

Na shkruani